Nga braktisja e muzikës tek politika, rrëfehet Eliza Hoxha

Mediale Vip

Nga braktisja e muzikës tek politika, rrëfehet Eliza Hoxha

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:28
Eliza Hoxha

Eliza Hoxha është shkëputur prej disa kohësh nga muzika dhe është angazhuar në politikë, gjë që ka bërë të përballet me shumë paragjykime.

Vetë ajo ka lënë të kuptohet që ka marrë komente të cilat nuk e cilësojnë të denjë për politikë, por vetëm për muzikë.

Por siç thotë ajo, nuk ofendohet nga kjo gjë. “Shpesh, prej se kam hy në politikë, në paraqitjet e diskutimet e mia shoh plot njerëz që duke mos pas çka me thanë shprehen qysh duhna me marr mikrofonin e me k’nu se me demek s’je për këtë punë, duke mendu me më ofendu me diçka që unë e zotëroj, e dua dhe e bëjë, thjeshtë as nuk më lëndoni e as nuk më ofendoni.

Unë jam e lumtun që mundem me komuniku me të tjerët në forma të ndryshme dhe ndjehem e pasur dhe e përmbushur me këtë fakt. Andaj krejt juve që doni me minimizu angazhimin tim të ri përmes punës tjetër e shkathtësive tjera që i kam, thjeshtë po ju përshëndes me këtë kangë të bukur. Shnet!”, shkruan ajo.

 Eliza Hoxha ishte e ftuar në “Aldo Morning Show”,  për të folur mbi projektet, përfshirjen e të rinjve në politikë apo një rikthim në muzikë. Më herët gjatë programit, ajo tha se ka dy projekte muzikore, por kur do t’i dëgjojmë? Një pyetje ishte se meqë i dëgjojmë me shumë qejf këngët e tua, do t’i rikthehesh? 

Të jem e sinqertë, këto dy projekte që i përmenda, rrinë aty dhe mua më dhemb shpirti për to, por ka qenë e pamundur, ama besoj një ditë të bukur, këtë vit jo sepse kam nevojë të dorëzoj tezën e doktoraturës. Besoj që nga viti tjetër, kam qejf të vij me një koncert më të madh, me këngët  e mia dhe një formacion më të madh.

Në lidhje me jetën private, ajo ka deklaruar në një intervistë për “Panorama” se: “Ende nuk është shfaqur ai mashkulli që do pushtonte gjithë hapësirën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat