Visjan Ukcenaj zbulon raportin me gruan: Ja pse u dashurova me të

Mediale Vip

Visjan Ukcenaj zbulon raportin me gruan: Ja pse u dashurova me të

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Visjan Ukcenaj me grua

Aktori Visjan Ukcenaj  së fundmi ka qenë i ftuar në programin “Shije Shtëpie”.

Ai ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale. Visjani është ndalur te marrëdhënia e tij e dashurisë me bashkëshorten si dhe ka treguar momentin e njohjes me të. Më tej, aktori i humorit tregon se si ra në dashuri me partneren e tij dhe se çfarë e tërhoqi më së tepërmi tek ajo.

Moderatorja i thotë se me  10 Dhjetor ju bëni 12 vjet bashkë me Jonën. Ai u përgjigj fiks.

Pyetja tjetër nga moderatorja ishte se  ke përgatitur ndonjë gjë të bukur, se zakonisht e ke surprizuar. Unë gjithmonë bëj surpriza, nëse s’janë shumë të mëdha janë të bukura dhe të  bëra me dashuri, por kanë kaluar vitet dhe ka filluar është bërë si normale tha ai.

Kur vjen data duhet patjetër diçka.  Jo, por edhe vitet na janë bërë si numra dhe vetë themi, “Ou zemër po ne kemi 12 vite!“ shton aktori. Si nuk u mërzite, çfarë doje të thoje? Ia bën pyetjen moderatorja. Ai thotë  jo, si ikën kaq shpejt! Si numër duken kaq shumë, ndërsa si kohë, është një kohë që nuk e kam ndier fare.

Kam dëgjuar nga njerëz që e njohin që është një vajzë fantastike,shumë e thjeshtë mbi të  gjitha. Se natyrisht ajo është regjisore, kështu që ka edhe karrierën e saj e nga ana tjetër ka një bashkëshort të njohur dhe mund të ishte më pak e thjeshtë, por më kanë thënë njerëz që e kanë takuar dhe punojnë me të se është e shkëlqyer. Visjan Ukcenaj thotë Faleminderit shumë! Është e vërtetë, një nga arsyet që unë jam dashuruar me të është edhe kjo.

Thjeshtësia? Visjan Ukcenaj: Sepse unë jam njohur me të kur nuk më njihte njeri. Ajo sa kishte ardhur në Akademinë e Arteve, unë isha në vit të tretë dhe ka qenë impakt i menjëhershëm nga ana ime.

Moderatorja i thotë dashuri me shikim të parë. Ai i përgjigjet  nga ana e saj ishte i shpeshhershëm, nga ana ime i menjëhershëm. Jona dhe Visjani janë prindër të një djali 2-vjeçar, të cilin e kanë quajtur Divin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat