Shakira e quan rastin e mashtrimit tatimor në Spanjë një “fushatë shpifjeje”

Mediale Vip

Shakira e quan rastin e mashtrimit tatimor në Spanjë një “fushatë shpifjeje”

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:11
Shakira

Këngëtarja latine Shakira thuhet se po akuzon prokurorët spanjollë për nisjen e një “fushate shpifjeje” kundër saj, pasi këta të fundit e kishin akuzuar atë për mashtrim tatimor.

Artistja  45 vjeçe, pretendoi se autoritetet “shkelën të drejtën e saj për privatësi” duke i trajtuar çështjet kaq publikisht dhe pa prezumimin e pafajësisë, shkruan TMZ.

Ekipi ligjor i Shakirës duket se ka paraqitur edhe arsyet pse ajo nuk është përgjegjëse për faturat tatimore, duke pretenduar se ajo nuk ishte banore e Spanjës gjatë periudhës kohore në fjalë.

Sipas ligjit spanjoll, ylli i hitit “Hips Don’t Lie” duhet të paguajë taksa vetëm nëse kalon 183 ditë ose më shumë në vendin evropian në një vit të vetëm.

Në shtator, një gjykatës spanjoll urdhëroi Shakira të dalë në gjyq për gjoja dështimin për të paguar 13.9 milionë dollarë taksa mbi të ardhurat që ajo fitoi midis viteve 2012 dhe 2014.

Nëse shpallet fajtore, Shakira mund të përballet me deri në tetë vjet burg dhe një gjobë të madhe prej 24 milionë dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat