Don Phenom zbulon se do të ketë dy bashkëpunime me Unikkatilin në albumin e ri

Mediale Vip

Don Phenom zbulon se do të ketë dy bashkëpunime me Unikkatilin në albumin e ri

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 11:17
Don Phenom dhe Unikkatil

Reperi shqiptar, Don Phenom ishte i ftuari i radhës në emisionin e përjavshëm “Barber Shok”.

Teksa foli rreth jetës dhe karrierës së tij, reperi gjithashtu zbuloi detaje nga albumi i ri që është drejtë finalizimit.

Përveç tjerash Don Phenom zbuloi gjithashtu se në album do të përfshihen edhe dy këngë në bashkëpunim me rap-artistin, Unikkatil.

“Është duke ardhur një album, sapo e kemi bërë një videoklip në Kaliforni që është një remix i një këngës së vjetër shqiptare “Trëndafil me erë”, kemi incizuar 20 këngë, mendoj që 15 më të mirat do të përfshihen, albumi do të publikohet në fund të nëntorit ose maksimum në fillim të dhjetorit. Kam bashkëpunim edhe me artistët të tjerë, me Unikkatilin do të jetë befasi a do të përfshihet në album a jo, është “Shota” remix në versionin tim dhe “N’rot t’somes” remix, e lëmë befasi nëse ndonjëra nga këto të dyja do të jenë me klip”, është shprehur Don Phenom.

Theksojmë që Don Phenom është bashkëpunëtor i afër i Unikkatil dyshja tashmë numërojnë edhe disa bashkëpunime të tjera.

Në gusht Unikkatil lansoi këngën “Je ngulë” një duet i radhës me Don Phenom që u prit mirë nga fansat e dyshes dhe deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat