Beniada Nishani flet për raportin me Einxhel Shkirën: Nuk jemi zënë e sharë ndonjëherë, gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen

Mediale Vip

Beniada Nishani flet për raportin me Einxhel Shkirën: Nuk jemi zënë e sharë ndonjëherë, gjërat do të ndryshojnë në të ardhmen

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 18:12
Beniada/ Einxhel

Ato kanë qenë dy nga vajzat më të komentuara në Big Brother VIP për shkak të shoqërisë që krijuan brenda e po ashtu edhe për shkak të veprimeve në këtë format.

Bëhet fjalë për modelen Beniada Nishani dhe prezantuesen Einxhel Shkira, të cilat u komentuan në masë të madhe pas përfundimit të BBV e madje vazhdojnë të jenë po aq edhe në ditët e sotme.

Bukuroshja shqiptare, e rritur në Itali, ka qenë së fundmi e ftuar në “Why Not” – ku edhe ka folur për këtë pjesë, raportin me Einxhelin.

Ajo thekson se ato nuk janë zënë ndonjëherë, thjesht nuk kanë mundur të bisedojnë më shumë dhe se gjërat mes tyre do të rregullohen në një të ardhme të afërt.

Vazhdojnë të mbajnë raporte të mira, bëhen bashkë disa nga ish-banorët e Big Brother VIP.

“Jam munduar mos ta komentoj. Ndonjëherë njeriu lëndohet për gjëra të vogla për një fjalë ka qenë një shoqëri e bukur si e jona. Jemi bërë shoqë pa fund aty brenda, ka qenë një eksperiencë e fortë ishim dy goca kundër shumë të tjerëve. Përveç kësaj kam thënë në intervista të tjera jam munduar të kem kujdes si përgjigjem, si lëndohem unë mund të lëndohet edhe njeriu tjetër”, u shpreh Nishani.

“Unë e kam pasur gjithmonë xhan nganjëherë bëjnë vaki këto gjërat, këto keqkuptimet nganjëherë në shoqëri për disa keqkuptime njerëzit prishen, gjëra të bukura kur njerëzit flasin sy me sy dhe pastaj pajtohen s’ka asgjë të komplikuar nuk jemi zënë asnjëherë nuk jemi sharë ndonjëherë. Edhe unë i uroj shtatzëni të mbarë është momenti më i bukur i jetës së vet dhe jam e sigurt se në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë”, tha më tej biondja.

Einxhel nga ana tjetër ka folur disa herë rreth kësaj teme, duke shtuar se nuk ia ka numrin e Beniadës, si arsye që nuk kanë kontaktuar pas edicionit të parë të BB VIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat