“E kam ëndërruar gjithmonë martesën”/ Rita Ora flet për marrëdhënien e saj me Taika Waititin, ja si jemi njohur

Mediale Vip

“E kam ëndërruar gjithmonë martesën”/ Rita Ora flet për marrëdhënien e saj me Taika Waititin, ja si jemi njohur

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 08:35
Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora ka treguar se si “gjithmonë ka ëndërruar të martohej” që kur ishte fëmijë, teksa së fundmi është përfolur se i ka dhënë fund beqarisë me partneriin e saj Taika Waititi.

32 vjeçarja, thuhet se ka kurorëzuar dashurinë me regjisorin, 47 vjeç,  në një ceremoni private këtë verë dhe megjithëse nuk e ka konfirmuar kurrë martesën, miqtë e saj të ngushtë kanë treguar të kundërtën.

Gjatë një interviste me Louis Theroux, Rita foli rreth Taikas, duke thënë se ai është një ‘njeri i madh’. Duke folur rreth mendimeve për martesën, Rita u shpreh: “Fejesa ka qenë padyshim një bisedë. Jam e lumtur”.

“Të martohem është diçka për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë, dhe ai është padyshim një njeri i shkëlqyer. Ai është i mrekullueshëm, kam arritur në një pikë ku jam shumë e përmbajtur dhe e vendosur.”

Krijuesja e hitit ‘Anyëhere’ vazhdoi të tregonte se i pëlqen ‘të jetë e dashuruar’ dhe tregoi se është një ‘person jashtëzakonisht pasionant’ kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës.

Ndërkohë, Taika së fundmi foli për takimin me Ritën, kur aktori Robert Pattison e solli në shtëpinë e tij.Ai shpjegoi: “Ne filluam të flisnim dhe për tre vite e gjysmë dhe ishim thjesht shokë të mirë. Ne ishim në marrëdhënie të ndryshme, të dy. Ishte një miqësi e mirë dhe më pas vendosëm të merrnim një tjetër hap.’

Taika vazhdoi duke thënë se i pëlqen që çifti të dy janë punëtor dhe kanë pavarësinë e tyre, por janë edhe ‘miqtë më të mirë’.

Në gusht u raportua se çifti u martuan në një ceremoni intime në Londër.Këngëtarja tha se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Ëaititi-Ora.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se ta tregonin publikisht romancën e tyre në gusht.

Çifti u fejua në qershor dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një dasmë të madhe me miqtë dhe familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat