Kim Kardashian ‘thyen’ heshtjen pas skandalit të “Balenciaga”-s, a do të vazhdojë bashkëpunimi me shtëpinë e modës?

Mediale Vip

Kim Kardashian ‘thyen’ heshtjen pas skandalit të “Balenciaga”-s, a do të vazhdojë bashkëpunimi me shtëpinë e modës?

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:47
Kim Kardashian

Kim Kardashian, e cila është një ndër imazhet shtëpisë së modës Balenciaga, reagoi për herë të parë pas fushatës reklamuese ku shfaqeshin fëmijë që mbanin arushë pelushi të veshur me parzmore të stilit të skllavërimit.e cila ngjalli dhe polemika në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim theu heshtjen e saj duke thënë:

“Kam qenë e heshtur ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo. Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”

Pas heqjes së fushatës, përfaqësuesit e Balenciaga kërkuan falje dhe thanë se nuk dinin për fushatën derisa ishte tepër vonë dhe thanë se palët përgjegjëse ishin skenografët dhe kompania e prodhimit, të cilët tani janë paditur për 25 milionë dollarë.

Më pas Kim foli dhe për bashkëpunimin dhe marrëdhënien e punës që ajo do të ketë tashmë me shtëpinë e modës.

“Sa i përket të ardhmes sime me Balenciaga, aktualisht jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në fillim – dhe veprimet që pres t’i shoh ata të ndërmarrin. Mbroni fëmijët”, shkroi ajo nëpërmjet një postimi në InstaStory.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat