Pas publikimit të mesazheve me Neymar, kriset martesa e Feros me Arbenitën?

Mediale Vip

Pas publikimit të mesazheve me Neymar, kriset martesa e Feros me Arbenitën?

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:59
Neymar, Arbenita Ismajli dhe Fero

Neymar ka krijuar një trend viral të TikTok të cilit së fundmi i është bashkuar edhe Arbenita Ismajli. Por gjatë këtij trendi modelja ka zbuluar se futbollisti i famshëm i ka shkruar në Instagram duke publikuar edhe mesazhin.

Bëhet fjalë për një fytyrë me zemra (emoji), të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes. Në foton e publikuar duket se Arbenita nuk i ka kthyer mesazh futbollistit. Megjthatë kaq tregohet në postim.

Futbollisti dhe modelja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në këtë rrjet social, por ajo çfarë bën habi është se edhe bashkëhsorti i saj Fero nuk e ndjek më Arbenitën dhe e anasjellta.

Vlen të theksojmë se prej disa kohësh dyshja nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Teksa ishte i ftuar në emisonin “Më lër të flas”, kur u pyet rreth martesës së tij, Fero u shpreh se gjërat janë mirë, pa e zgjatur më tej këtë temë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat