Pas shuplakës që bëri namin në mbarë botën, Will Smith shfaqet sërish dhe bën deklaratën e bujshme

Mediale Vip

Pas shuplakës që bëri namin në mbarë botën, Will Smith shfaqet sërish dhe bën deklaratën e bujshme

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 20:39
Will Smith

Will Smith është rikthyer sërish në vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse qëndroi i heshtur pas shuplakës famëkeqe, ai së fundmi ka qenë i ftuar në “The Daily Show With Trevor Noah”.

Ai bëri një rrëfim të gjerë lidhur me situatën.

“Oscars ishte një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni. Ka shumë dallime të vogla dhe kompleksitet në këtë. Por në fund të ditës, thjesht humba. Po kaloja një kohë të vështirë atë natë. Jo se kjo e justifikon sjelljen time… ishin shumë gjëra. Unë isha djali i vogël që shikoja babain e tij duke rrahur nënën e tij. E gjithë kjo mu rikthye në atë moment. Nuk është ai që dua të jem”, theksoi aktori i njohur.
Më tej, ai ka bërë edhe një tjetër deklaratë duke thënë se e do shumë Chris dhe se theksoi se shumë njerëz kërkuan që Will të shkojë në burg pas incidentit që ndodhi.

 “Unë e dua Chris. Ne jemi shokë. Të dua, por e gjithë kjo gjë është e shëmtuar… e di që ne jemi si “çfarë bëri Will? Çfarë ndodhi”? Shumë njerëz thanë, ‘ai duhet të shkojë në burg’,” tha Smith buzëqeshi. “Disa reaguan ndaj ekstremeve.”- vijoi më tej aktori i njohur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat