Kjo është dyshja e eleminuar këtë javë nga "Dancing with the Stars Albania"

Mediale Vip

Kjo është dyshja e eleminuar këtë javë nga "Dancing with the Stars Albania"

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Këtë javë në "Dancing with the Stars Albania" u eleminua Arbër Çepani.  Dy çiftet e mbetur në fund, pas grumbullimit të pikëve të jurisë dhe publikut, ishin Ardit & Jora dhe Arbër & Erisa. Juria vendosi për largimin e këtyre të fundit!

Ndryshe nga javët e kaluara ku konkurrentët performojnë kërcimet e mbrëmjes, kërcimi i fundit i dance-off ishte një improvizim. Arbëri dhe Arditi improvizuan duke kërcyer “I will survive” të Gloria Gaynor.

Spektaklin e kaluar, konkurrentët patën mundësinë të ndërronin partnerët dhe sot performuan me partnerë të tjerë (përveç rastit kur Arditi dhe Arbëri kërcyen në dance-off).

Javën e ardhshme, jurisë do t'i bashkohet Elvana Gjata. Gjithë mbrëmja do t'i dedikohet hiteve të saj. Kujtojmë se Elvana ka fituar "Dancing with the stars" në vitin 2012.

Spektakli u hap sot me një performancë emocionuese të balerinit dhe kryetarit të jurisë, Kledi Kadiut.

Bazuar te pikët e jurisë, çiftet më të votuar të mbrëmjes ishin:

1. Megi dhe Lori (39 pikë)
2. Sara dhe Ledian (34 pikë)
3. Elhaida dhe Luixhino (32 pikë)
4. Arbër dhe Silvester (31 pikë)
4. Ardit dhe Erisa (31 pikë)
6. Isli dhe Jora (30 pikë)
6. Salsano dhe Ledia (30 pikë)
8. Julka dhe Jurgen (27 pikë)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat