A do e falë Bora Zemani? Semi Jaupaj i bën “tradhëtinë” e madhe moderatores

Mediale Vip

A do e falë Bora Zemani? Semi Jaupaj i bën “tradhëtinë” e madhe moderatores

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 09:47
Bora Zemani, Semi Jaupaj dhe Luana Vjollca

Prej kohësh tashmë është folur se moderatoret Luana Vjollca dhe Bora Zemani kanë qenë mikesha, por me largimin e Luanës nga Top Channel, rrjeti i ktheu menjëherë më tepër në konkurrente. Ndonse nga vetë ato nuk ka patur reagime.

Nisur nga kjo konkurrencë e lindur në rrjet, le të themi se Semi Jaupaj sapo “tradhtoi” miken e saj Bora Zemanin. E dini si?

Semi që prej daljes nga Big Brother VIP ka patur vetëm daljet e saj ne Top Channel, por tani mesa duket do ta shohim këtë të dielë në TV Klan.

Burimet kanë zbuluar se Semi Jaupaj është e ftuar e kësaj jave, në emisionin “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Epo ne jemi gjithë sy e veshë të shohim se çfarë ka ndodhur, e nëse nga vetë Bora do të ketë një reagim për këtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat