Megi Pojani puth në buzë balerinën gjatë performancës në “Dancing With The Stars”

Mediale Vip

Megi Pojani puth në buzë balerinën gjatë performancës në “Dancing With The Stars”

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:04
Megi Pojani

Megi Pojani njihet si një prej femrave më të bukura dhe më provokuese shqiptare.

Prej javësh ajo është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars” dhe ka marrë vazhdimisht vëmendje me performoancat.

Një të tillë ajo e ka zhvilluar edhe mbrëmjen e djeshme (e premte) teksa ndryshe nga herët e tjera kur përball kishte një balerin mashkull, Megi kësaj here perfomoi bashkë me një balerinë femër.

Megi dhe balerina e njohur, Lori Bala dhuruan performancë provokuese nën ritmin e këngës hit të Britney Spears “Baby One More Time”.

Dy vajzat madje edhe rikrijuan skenën e famshme të artistes amerikane që vite më parë në skenën i kishte dhuruar puthje yllit tjetër të muzikës, Madonna.

Megi dhe Lori pas përfundimit të performancës i dhuruan njëra-tjetrës një puthje në buzë e që u prite me duartrokitje nga publike dhe u vlerësuar me pikët maksimale nga pjesa më e madhe e jurisë.

Ndryshe, kujtojmë që para se të sfidonte vetën si valltare, Megi bëri famë me paraqitjen e saj në serialin televiziv “Hostel by Anabel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat