Përlotet moderatorja e njohur, kujton babanë e ndjerë: Do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë djalin tim

Mediale Vip

Përlotet moderatorja e njohur, kujton babanë e ndjerë: Do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë djalin tim

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:33
Dojna Mema

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema është bërë nostalgjike gjatë ditës së sotme. Ajo ka ndarë një foto me të atin e ndjerë nga koha e fëmijërisë, ku ai e mban në krahë.

Këtë imazh, Dojna e ka shoqëruar edhe me një dedikim shumë të ndjerë, me të cilin i ka përlotur të gjithë.

“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab”, ka shkruar moderatorja.

Kujtojmë që disa muaj më parë, ajo u bë nënë dhe solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Tashmë, Dojna i është përkushtuar vogëlushit duke u shkëputur për pak kohë nga ekrani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat