Dua Lipa: Është koha të çlirohemi nga shtypja e mashkullit dhe të tregojmë anën tonë femërore

Mediale Vip

Dua Lipa: Është koha të çlirohemi nga shtypja e mashkullit dhe të tregojmë anën tonë femërore

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 14:05
Dua Lipa

Kur bëhet fjalë për paraqitjet e saj në skenë dhe para kamerës, këngëtarja Dua Lipa nuk ka frikë asnjëherë të tregojë seksualitetin dhe feminitetin e saj.

Tani këngëtarja e “New Rules” dëshiron që gratë të kenë besimin për të bërë të njëjtën gjë dhe të jenë krenare.

“Ne është dashur kohë e gjatë për ta ndier se kush jemi në të vërtetë dhe për të eksploruar anën seksuale dhe femërore të vetes”, u shpreh ajo.

Dua, beson se gratë për dekada nuk kanë pasur njohjen që meritojnë, shkruan The Sun. 

“Ne po ndërtojmë kështjellat tona, por jo domosdoshmërisht duke marrë njohjen që meritojmë. Brezat e rinj kanë një vështrim vërtetë interesant për jetën”, është shprehur ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat