Incidenti në emision: Ronela revoltohet me komentet e ndjekësve

Mediale Vip

Incidenti në emision: Ronela revoltohet me komentet e ndjekësve

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Ronela Hajati

Ronela Hajatit nuk i kanë pëlqyer aspak komentet e njerëzve pas performancës e saj në emisionin spanjoll “Mediafest night fever”.

Teksa performonte, Ronela pati një problem me mikrofonin, incident i cili nuk ka kaluar pa u komentuar, përpos peshës dhe veshjes së saj.

“Para disa ditësh isha e ftuar në ‘Mediafest night fever’, një nga emisionet më të ndjekura në Spanjë dhe ka qëllim argëtimin! [...] Në fillim më ndodhi një incident i vogël, mikrofoni u shkëput, ra dhe u thye. Sado që doja ta vazhdoja, ishte e pamundur. E kalova me sportivitet dhe e nisa edhe njëherë.” – shkruan ajo.

Ndërkohë që performanca e saj u rendit e treta dhe emri i saj ishte i 12-ti më i kërkuar në Spanjë, nëpër faqet shqiptare, sipas Ronelës, u publikua vetëm momenti kur i bie mikrofoni.

“Nuk e di nga na buron kjo ligësi për njëri-tjetrin, ama unë të paktën po përpiqem të bëj diçka dhe do, s’do, u këndua shqip në një emision të huaj. Të mos flas pastaj për komentet për peshën dhe dukjen time që nuk përfundojnë kurrë!”

Në fund të postimit, ajo u kërkon njerëzve që të jenë më pozitivë. “Sidomos për gjakun tënd, për njëri-tjetrin sepse gjithë ky negativitet që nxjerrim i shtyn njerëzit përditë të mendojë: Dua të iki sa më parë nga ky vend! Kur mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme këtu!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat