Adelina Tahiri zbulon momentin e propozimit dhe diamantin më të çmuar që i ka dhënë bashkëshorti

Mediale Vip

Adelina Tahiri zbulon momentin e propozimit dhe diamantin më të çmuar që i ka dhënë bashkëshorti

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:21
Adelina Tahiri

Adelina Tahiri u ngjit ne skenën e 'Dance Albania' nën tingujt e muzikalit “Moulin Rouge”, ekzaktësisht me këngën 'Diamonds are a girl's best friend'.

Siç thotë edhe kënga, diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze dhe Adelina e konfirmon:

“Besoj që nuk ka vajzë që nuk i do diamantet, sidomos kur je me një partner dhe je ne prag të një propozimi. Une kam dy (diamante) edhe pse njëri është më i madh, ky tjetri ka më shumë vlerë sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora."

Pasi ka ndarë pamjet ekskluzive, Adelina ka treguarse propozimi ka ndodhur në Vienë, në një ndër restorantet më të famshëm të qytetit. Kamarieri i ka shërbyer një pjatë, ku 'fshihej' unaza. 

“Nuk është e lehtë të më surprizosh mua sepse jam shumë e shkathët dhe i zbuloj surprizat, por kësaj here ai u tregua më i shkathët se unë dhe prandaj ma mori zemrën”, tha Adelina.

E pyetur nga Alketa Vejsiu se cila është lidhja që ajo ka me diamantet dhe gurët e çmuar, Adelina ka thënê se i do ato si çdo vajze, por diamanti me i çmuar që ka është djali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat