Cilët VIP-a e kanë ngacmuar? Vajza e Sabianit flet si asnjëherë më parë

Mediale Vip

Cilët VIP-a e kanë ngacmuar? Vajza e Sabianit flet si asnjëherë më parë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:48
Kejsi Medina, vajza e këngëtarit të njohur Sabian,

Kejsi Medini, vajza e këngëtarit të njohur Sabian, prej kohësh është përfolur se do të jetë pjesë e Big Brother VIP.

Së fundmi gjatë një interviste për “Top Arena”, është pyetur lidhur me lajmet që kanë qarkulluar.

“Të pyesim më mirë babi Sabianin”- u përgjgj Keisi, referuar kështu deklaratës së Sabianit, i cili tha se “Keisi do të futet në Big Brother Vip”.

Krahas pyetjeve për “Big Brother”, ajo nuk shpëtoi pa u pyetur lidhur me jetën e saj private, ku u pyet se “cili nga VIP-at shqiptarë e ka ngacmuar”

“Të gjithë VIP-at ngacmojnë (qesh). Nuk kam një emër”.- u shpreh Kejsi.

Kujtojmë se ditët e fundit është përfolur se aventorës 100 ditore do t’i bashkohen edhe Albi nako dhe Kiara Tito.

Gjithashtu është përfolur se pjesë e BBV2 do të jetë edhe blogerja Jori Delli.

Më herët, gjatë një interviste Arbana Osmani tha se kasti këtë vit i BBV, do të ketë personazhe me karrierë aktive.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet.

Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë ymë të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat