Shuma që fiton Cardi B vetëm për 35 minuta performancë të lë pa fjalë

Mediale Vip

Shuma që fiton Cardi B vetëm për 35 minuta performancë të lë pa fjalë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:08
Cardi B

Këngëtarja Cardi B tha se së fundmi, ka fituar 1 milion dollarë për një performancë në një event privat, duke u kërkuar kritikuesve që 'ta kenë parasysh' kur flasin për të.

Zbulimi i konsiderueshëm i ditës erdhi nga vetë ajo përmes një postimi në Twitter, të cilin e fshiu më pas.

Cardi u tha 26 milionë ndjekësve të saj në Twitter se fitoi "1 milion dollarë për të performuar në një event privat të bankierëve elitar, për 400 njerëz dhe vetëm për 35 minuta".

Ndërsa tweet-i në fjalë është hequr, ai vazhdon të shfaqet duke u shpërndarë nga njerëz dhe portale në rrjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat