Stresi e thotë hapur: Vetëm ish-gruaja më nxjerr nga “Big Brother”, askush tjetër!

Mediale Vip

Stresi e thotë hapur: Vetëm ish-gruaja më nxjerr nga “Big Brother”, askush tjetër!

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:20
Stresi dhe Kejsi

Prej datës 5 dhjetor, reperi i njohur Stresi, ndodhet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Ai gjatë kësaj kohe ka folur herë pas here për jetën e tij private.

Mes të tjerash ka përmendur edhe ish-gruan, Kejsin për të cilën thotë se është e vetmja që mund ta nxjerrë nga shtëpia e “Big Brother”.

“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte. Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat