Dëshironte të kishte të pasmet e saj, fansja e Kim Kardashian për pak sa nuk rrezikon jetën gjatë operacionit!

Mediale Vip

Dëshironte të kishte të pasmet e saj, fansja e Kim Kardashian për pak sa nuk rrezikon jetën gjatë operacionit!

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 21:13
Ray J

Që kur Kim Kardashian u bë virale për publikimin e kasetës së saj  të seksit me reperin Ray J dhe ‘reality shoë-n’ me anëtarët e familjes Kardashian, ato tashmë janë bërë një nga influencuesit më të mëdhenj të famshëm në histori.

Nga rrobat tek shtëpitë e deri te makinat luksoze, motrat ‘Keeping up ëith the Kardashians’ e kthejnë gjithçka që prekin në modë. Kim, Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie janë një pikë referimi kur bëhet fjalë për të qenë në modë, dhe një pjesë e kësaj reflektohet në gjërat e çmendura që bëjnë fansat e tyre për t’u dukur si ata.

Shembulli i fundit është një fanse që u përpoq të kishte të njëjtat të pasme si Kim, por operacioni i saj ishte aq i ndërlikuar ku për pak sa nuk vdiq.

Lnfluencuesja Rachel Vasquez tregoi se mori një nga vendimet më të këqija ndonjëherë. Modelja në Instagram ka shpjeguar se në moshën 23-vjeçare ka kursyer një shumë të madhe parash për t’iu nënshtruar një ‘BBL’, e njohur edhe si ngritja e të pasmeve.

Ky operacion konsiston në rritjen e madhësisë së vitheve falë një liposuksioni të mëparshëm për të shtuar yndyrën e trupit që shpërndahet në zona të tjera në pjesën e pasme të pacientit.

Velasco ka rrëfyer se për shkak të presionit që kishte për t’u dukur si Jennifer Lopez apo Kim Kardashian , durimi i saj ishte i sosur dhe nuk u kujdes që t’i nënshtrohej operacionit në përputhje me të gjitha rregullat shëndetësore.

Influencuesja u operua nga një kirurg i cili nuk kishte një certifikatë nga shoqata zyrtare mjekësore, që do të thoshte se Rachel duhej të shtrohej në spital në Los Angeles si urgjencë për shkak të sasisë së madhe të gjakut që kishte humbur gjatë procedurës.

Rachel Velasco tani është e shëndetshme dhe ka shpjeguar se dëshiron të ndajë historinë e saj për të parandaluar gratë e tjera që të kalojnë të njëjtën agoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat