Lugati performon këngën “Bombardime”, Artani i jep “lezet” akoma më shumë

Mediale Vip

Lugati performon këngën “Bombardime”, Artani i jep “lezet” akoma më shumë

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:43
Lugati

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i cili nga publiku shqipfolës tanimë po njihet më tepër si Lugati, gjatë ditës së sotme e ka performuar këngën e tij “Bombardime”.

Lugati e ka performuar “Bombardime” pranë banorëve të tjerë në sallonin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ku u pa edhe Artani duke i vënë një palë veshje të brendshme të femrave në fytyrën e Gjonit.

Madje, ai ka vallëzuar edhe me sytjena.

Përndryshe, kënga “Bombardime” ishte publikuar që para 6 vjetësh, por suksesi i saj u rritë së fundmi kur në një prej ditësh, Lugati e interpretoi atë ‘live’ herët në mëngjes.

Pamjet u bënë virale, dhe kënga po bën xhiron e rrjetit në mediat sociale, sidomos në TikTok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat