Getinjo flet për Mozzik dhe Loredanën

Mediale Vip

Getinjo flet për Mozzik dhe Loredanën

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Getinjo, Mozzik, Loredana

Bashkë apo të ndarë, kurioziteti për Mozzik dhe Loredanën do jetë gjithnjë i madh. Pak ditë pasi dyshja u shfaqën bashkë në ditëlindjen e vajzës së tyre, Hana, ka qenë vëllai i Mozzik, Getinjo, ai që ka folur për çiftin në "Big Brother VIP Kosova".

Ai nuk ka treguar se ku qëndron çifti sot por është kthyer pas në kohë, kur ata nisën të beheshin pjesë e tregut gjerman. Getinjo shprehet se ishte Mozzik ai që bashkëpunoi i pari me disa artistë të huaj e më pas bëri të njohur edhe Loredanën, të cilës i referohet ende si "gruaja" e Mozzik.

"U martua, bëri fëmijë dhe arriti në një vend ku ka shumë konkurrencë. Hyrën si çift. Një herë hyri vetë, bashkëpunoi me disa këngëtarë gjermanë, më pas mori edhe gruan. Dhe ja ku janë sot!"- u tregon ai banorëve të tjerë.

Mozzik dhe Loredana u ndanë verën e 2021, pak muaj pasi u ribashkuan. Reperja ka deklaruar se ata nuk mund të jenë bashkë edhe pse duhen shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat