Pavarësisht muzikës së lartë në shtëpi, Luiz Ejlli kupton që po protestohet për të jashtë BBVA

Mediale Vip

Pavarësisht muzikës së lartë në shtëpi, Luiz Ejlli kupton që po protestohet për të jashtë BBVA

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:23
Luiz

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon të mbetet një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Sot (e shtunë) shumë pranë shtëpisë së BBVA janë organizuar protesta, në shenjë revolte ndaj ngjarjes së famshme të së martës, ku atij iu bënë analiza live gjatë mbrëmjes së spektaklit, pas rrëfimit të tij për dyshimet për një sëmundje të rëndë.

Duke qenë se protesta janë zhvilluar shumë në afërsi, produksioni ka sugjeruar banorët që të futen brenda dhe iu është lëshuar muzikë, në mënyrë që ata të mos kenë interferim nga jashtë.

Mirëpo protestat e zhurmshme nuk kanë shpëtuar pa u vënë re nga banorët, më saktësisht nga vet protagonisti për të cilin protestohet, Luizi.

Në rrjetin social TikTok ka filluar të qarkullojë me të madhe një video ,e cila tregon momentin kur artisti shkodran e kupton se po bëhen protesta në drejtim të tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by dream (@me.luizin)

Ai i thotë banores Tea dhe të tjerëve se “po bëhet nami jashtë, protesta”, ndërkohë që ata qeshin duke mos e kuptuar situatën.

Luizi përndryshe këtë javë është i nominuar së bashku me moderatoren Kiara Tito dhe modelet Deamichele dhe Mikela, ku njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat