Madonna flet si rrallë herë për mëmësinë: Duhet të mësosh nga gabimet e tua

Mediale Vip

Madonna flet si rrallë herë për mëmësinë: Duhet të mësosh nga gabimet e tua

Më: 20 janar 2023 Në ora: 22:09
Madonna

Të rritesh me një nënë si unë është një sfidë ”,- është shprehur Madonna për revistën Vanity Fair.

Mbretëresha e popit ka gjithsej gjashtë fëmijë, Lourdes 26-vjeçare dhe Roço-n 22-vjeçare dhe David 17-vjeçare, të cilët janë edhe fëmijët e saj biologjikë, ndërsa ka birësuar edhe tre të tjerë, Mercy 16-vjeçare dhe binjaket, Esteri dhe Stella.

64- vjeçarja tha: ‘Po mundohem të kuptoj se si të jem nënë’. Jam pak vonë për ta thënë këtë apo jo?”

“Duhet të jetë kaq e vështirë të kesh miliona dollarë dhe të kesh një staf njerëzish që kujdesen dhe mbikëqyrin fëmijët tuaj çdo ditë”- shtoi ajo.

“Edhe sot e kësaj dite unë luftoj të kuptoj se si të jem nënë dhe të bëj punën time siç duhet,” tha ajo, duke shtuar: “Pavarësisht se kush jeni, të kesh fëmijë dhe t’i rritësh ata është një art. Dhe askush nuk ju jep një manual, ju duhet të mësoni nga gabimet tuaja. Është një profesion që kërkon shumë kohë dhe është rraskapitës, sepse nuk pushon kurrë”.

Më pas, ajo ka folur për marrëdhënien që ka me fëmijët e saj, duke theksuar se sa krenare është që i sheh ata të rriten në mënyrë kaq kreative.

“Unë kurrë nuk e kam inkurajuar vajzën time të bëjë muzikë apo djalin tim të pikturojë. Por unë gjithmonë i kam ekspozuar fëmijët e mi ndaj artit dhe muzikës dhe jam e kënaqur që ata gjejnë mënyra për t’u shprehur. Unë kam shumë respekt për fëmijët e mi dhe atë që bëjnë ata ”, tha këngëtarja.

Së fundi, ajo theksoi se një pjesë të madhe të suksesit të saj personal ia detyron fëmijëve të saj. “Në një masë të madhe, një pjesë e lumturisë dhe suksesit tim vjen nga fëmijët e mi. Dhe në një masë të madhe edhe nga frymëzimi që më japin”, përfundoi artistja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat