Melinda Ademi me dedikim prekës për të ëmën e ndjerë: Faleminderit që më bëre më të fortë

Mediale Vip

Melinda Ademi me dedikim prekës për të ëmën e ndjerë: Faleminderit që më bëre më të fortë

Më: 23 janar 2023 Në ora: 06:19
Melinda Ademi

E ëma e këngëtares shqiptare, Melinda Ademi, ka ndërruar jetë disa vite më parë.

Ajo nuk është se ka folur shumë publikisht rreth kësaj pjese, duke shtuar se dëshiron të mbajë sa më personale këtë.

Artistja e famshme së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku në nisje ia ka dedikuar disa fjalë nënës së ndjerë.“Brenda vetes secili prej nesh mban shumë emocione, gëzime, dhimbje personale, arritje, dështime dhe humbje.

Të gjithë humbim dikë në një moment të caktuar të jetës por në një mënyrë ti e ke kërku nëpër qoshet e zbrazëta ndjen se këto humbje nuk janë asnjëherë të zbrazëta”, u shpreh ajo.

“Këto fjalë unë po i them për nënën time. Mami faleminderit që e bëre Melindën më të fortë, faleminderit që kurrë nuk e le asnjë vend bosh edhe kur ike. Faleminderit që ma le shpirtin plotë. Thuaje nganjëherë plaga dhemb më pak nëse ke zë që të flasësh”, tha më tej 27-vjeçarja.

Veç kësaj, ajo po vazhdon të jetë njëra nga reperet më të pëlqyera në tregun muzikor shqiptar.

Për disa vite ka sjell këngë e bashkëpunime të suksesshme, e po ashtu ishte mjaft e kërkuar edhe në koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat