Sarah Berisha demanton lajmin se ajo dhe DJ PM po bëhen prindër

Mediale Vip

Sarah Berisha demanton lajmin se ajo dhe DJ PM po bëhen prindër

Më: 24 janar 2023 Në ora: 06:42
Sarah Berisha

Sarah Berisha ka demantuar lajmin se ajo dhe PM po bëhen prindër për herë të parë.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo ka treguar kjo gjë nuk është e vërtetë.

Kjo nisi nga një shaka që Young Zerka e bëri në emisionin e “Zemër Luana” duke e ngacmuar në këtë rast DJ PM.

Postimi i plotë i Berishës (pa ndërhyrje):

Jo njerëz nuk jam shtatzënë, ju lutem mos më uroni.

Një lajm kaq të rëndësishëm dhe të bukur do ta merrni vesh vetëm nga unë dhe nga askush tjetër.

Ju falënderoj shumë për interesimin që tregoni dhe realisht më bëhet qejfi shumë, por kjo gjë nuk është e vërtetë.

Dhe ju lutem mjaft më me këto lajme ‘Sarah&Pm në pritje të ëmbël’ kushedi tani do ishim me tri bebe brenda vitit, aq herë sa ka dalë si lajm”.

Image
Sarah Berisha/Instastory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat