Mbresa drejtuar Stresit: Ti mund t’i kesh të gjitha, ama je i pastër e pedant

Mediale Vip

Mbresa drejtuar Stresit: Ti mund t’i kesh të gjitha, ama je i pastër e pedant

Më: 24 janar 2023 Në ora: 23:02
Mbresa dhe Stresi

Përderisa, shumë prej banorëve të Big Brother VIP Kosova, ishin duke shijuar mbrëmjen në oborrin e shtëpisë, Mbresa e ka komplimentuar Stresin për mënyrën se si kujdeset për veten e tij.

Duke iu drejtuar atij, Mbresa e ka quajtur Stresin “pedant”, ndërsa e ka theksuar se po i referohet gardërobës së rep artistit nga Shqipëria.

“Stres krejt mundesh me i pasë, po të paktën pedant je. Gjithçka mundësh të jesh, por je i pastër, kështu në rroba. I rrinë vetes gati”, i ka thënë Mbresa, Stresit.

Një koment nuk mungoi as nga Stresi. Por, që ta kuptoni se cila ishte përgjigja e tij karshi komplimentit të Mbresës, ndiqeni video në linkun e mëposhtëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat