Çfarë ndodhi? Emri i Rita Orës përfshihet në dosjet e policisë për vrasjen e një të riu

Mediale Vip

Çfarë ndodhi? Emri i Rita Orës përfshihet në dosjet e policisë për vrasjen e një të riu

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:28
Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora duket se është përfshirë papritur në vrasjen e një burri. Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë kryer vrasjen.

Viktima është Liam Smith, babai i dy fëmijëve, i cili u gjet i vdekur në fund të rrugës së tij në Shevington, Wigan, më 24 nëntor, pasi u qëllua për vdekje dhe më pas u dogj me acid.

“Daily Mail” shkruan se policia po vazhdon të kërkojë për informacion mbi krimin dhe publikoi foto të një makine të llojit ‘Mitsubishi Shogun Elegance’ të parë pranë shtëpisë së Smith para vdekjes. Sigurisht Rita Ora nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.

Kryeinspektorja e detektivit Gina Brennand tha se makina Mitsubishi, u pa pranë shtëpisë së zotit Smith më 2 nëntor dhe më 24 nëntor për 10 orë. Ajo tha se makina, e cila përdorte numra të rremë të targash, si psh; EJ57UPE dhe R22 ORA.

Sigurisht që Rita nuk ka të bëjë me ngjarjen dhe nuk dihet nëse targat janë inspiruar nga ajo, por kjo ka mjaftuar për tu bërë kryefjalë e mediave të huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat