“Ëndrrat bëhen realitet!”/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare

Mediale Vip

“Ëndrrat bëhen realitet!”/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare

Më: 26 janar 2023 Në ora: 13:47
Shemar Moore me familje

Shemar Moore është bërë baba në moshën 52-vjeçare. Aktori zbuloi të mërkurën se e dashura e tij Jesiree Dizon, solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

“Jam zyrtarisht baba”, shkroi ai në Instagram. “Ëndrrat bëhen realitet!!”

Partnerja e tij ka mirëpritur në jetë vajzën, emri i së cilës nuk është zbuluar ende.

Aktori njoftoi në fillim të janarit se do të bëhej baba për herë të parë.

Ai publikoi një video në rrjetet sociale, ku zbuloi gjininë e foshnjës. Nga një helikopter në ajër u lëshua tym rozë, që tregonte se çifti do bëheshin me vajzë.

Aktorja 39-vjeçare tashmë është nënë e një djali dhe një vajze nga lidhjet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat