Në mungesë të saj, Getinjo publikon foto në krahët e Vivien

Mediale Vip

Në mungesë të saj, Getinjo publikon foto në krahët e Vivien

Më: 29 janar 2023 Në ora: 09:45
Getinjo dhe Vivien

Reperi i njohur, Getinjo u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova, megjithatë këtë rrugëtim e la përgjysmë.

Rap-artisti nga Ferizaj vendosi që të largohej nga spektakli duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte të fitonte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, por që njerëzit ta kuptonin personin që është ai përtej skenës.

Ndërsa, tani pas daljes nga BBVK, reperi po vazhdon angazhimet muzikore, por pa lënë anash përkrahjen për partneren Vivien.

Getinjo dhe Vivien krijuan një romancë brenda shtëpisë së famshme dhe ajo po vazhdon rrugëtimin e saj pa reperin.

Së fundmi, Getinjo postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet në përqafim të Vivien.

Image
Getinjo dhe Vivien

Në anën tjetër edhe Vivien e ka kujtuar në disa raste Getinjon që kur ai u largua nga spektakli madje duke shpërthyer edhe në lot.

Theksojmë që çifti derisa ndodheshin bashkë në shtëpinë më të famshme në Kosovë krijuan dinamika të ndryshme, shpesh herë duke debatuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, kujtojmë që shtëpisë së BBVK së fundmi iu bashkuan edhe dy banore të reja, Melisa Lleshi dhe Dafina Dauti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat