“Nuk është i trishtë”: Emily Ratajkowski flet për divorcin dhe tregon se ende e ka unazën e martesës

Mediale Vip

“Nuk është i trishtë”: Emily Ratajkowski flet për divorcin dhe tregon se ende e ka unazën e martesës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 07:03
Emily Ratajkowski

Ndryshe nga ç’mund të mendohet, Emily Ratajkowski ende e ka unazën e martesës dhe këtë e zbuloi në potkastin e saj “High Low with EmRata”.

Modelja rrëfeu se ende e mban unazën e martesës, pavarësisht divorcit të bujshëm, pas 4 viteve martesë. Ajo shtoi se sa herë që dëgjon një histori divorci, mendon sa mirë që njerëzit marrin kurajon të divorcohen.

“Sa herë që dëgjoj një histori apo dëgjoj lajme mbi divorcin, i rikujtoj vetes që duhet të them “Oh, sa e trishtë”, por në fakt, u them njerëzve “Më vjen mirë për ty!”. Ajo shtoi se nuk beson se divorci është një veprim kaq i trishtë.

“Nuk mendoj se divorci është i trishtë. Njoh shumë njerëz që janë të palumtur në martesën e tyre prej një kohe shumë të gjatë, sepse kanë kaq shumë frikë nga divorci dhe nuk besoj se kjo është një mënyrë e mirë për të jetuar”.

Më pas, Emily ngriti një dolli për divorcin.

Ajo u nda nga ish-parnteri, Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka edhe një djalë të vogël. Dyshja u nda për shkak se Sebastian ishte “tradhtar serial”. Që pas divorcit, ajo ka dalë me disa njerëz të ndryshëm, mes tyre edhe Pete Davidson, por takimet nuk kanë qenë serioze, por thjesht për qejf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat