Xhuli ka lënë një histori dashurie të hapur jashtë, Atdheu i jep fund lidhjes me të

Mediale Vip

Xhuli ka lënë një histori dashurie të hapur jashtë, Atdheu i jep fund lidhjes me të

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 22:30
Xhuli dhe Atdheu

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova Xhuli Nura dhe Atdhe Xharavina prej ditësh kanë nisur një romancë dhe nuk kanë hezituar që të ndajnë momente intime me njëri-tjetrin.

Por, prej kohësh është komentuar për një histori dashurie që Xhuli ka lënë hapur jashtë shtëpisë së famshme.

Kjo u diskutua sërish gjatë spektaklit të së premtes dhe një gjë e tillë ka ndikuar që Atdheu të shprehet se po i jep fund lidhjes me Xhulin.

“Mendoj që kur ajo të dal nga shtëpia do të vazhdoj ajo histori, unë heq dorë që nga ky moment nga Xhuli”, ka thënë Atdheu.

Ndërkohë, Xhuli tha se ndonëse I dhemb fakti që Atdheu ka vendosur të largohet nga ajo, e respekton vendimin e tij.

“Unë i  mbaj opsionet e mia të hapura, nuk kam qenë në lidhje kam qenë në njoftim e sipër, nga vera deri kur kam hyrë në Big Brother, jam single dhe kam hyrë kështu, Atdheu më ka pëlqyer që nga vera, por nuk kemi patur mundësi të njoftohemi, ai është super djalë mua më pëlqen jashtëzakonisht shumë, i kam thënë edhe atij, unë e respektoj mendimin e tij, normal që më dhemb se ne kemi folur që edhe jashtë të vazhdojmë njohjen”, tha Xhuli në anën tjetër.

Atdheu u bën pjesë e BBVK pak javë më parë, ndërsa Xhuli është në mesin e banoreve të para që nisën rrugëtimin në ‘reality-show’.

Kujtojmë që banorët e Big Brother VIP Kosova janë na garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat