Pasi i hyri në mes Atdheut dhe Julianës, Stresi bën veprimin e papritur

Mediale Vip

Pasi i hyri në mes Atdheut dhe Julianës, Stresi bën veprimin e papritur

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:52
Atdheu dhe Juliana

Spektakli i mbrëmshëm Prime i Big Brother VIP Kosova ka sjellë një mori ngjarjesh të papritura, përfshirë vendimin e Atdheut për t’i dhënë fund njohjes me Xhulin.

Kjo e fundit nuk e kishte pritur aspak mirë këtë hap që morri ai, ndërsa derisa ishte në dhomën e rrëfimeve e ka ritheksuar se Atdheu ishte simpati e saj që prej kohës kur e kishte “takuar në Dhërmi”.

Menjëherë, prezantuesi i BBVK-së e ka pyetur Xhulin, duke i thënë – “Takuar? A jeni takuar ju të dy?”, por ajo e mohoi të jenë takuar, duke e quajtur vetëm “gabim të shprehjes”.

Bisedën e Xhulit e kanë dëgjuar edhe banorët e tjerë, por Stresi duke filluar me mëngjes, i ka bërë “presion” Atdheut, duke i thënë se mund të dalë keq në publik ngase Xhuli ka thënë se jeni takuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat