Merr fund trekëndëshi Kiara-Luiz-Efi në BBVA, Dea Mishel i çon të tre në televotim

Mediale Vip

Merr fund trekëndëshi Kiara-Luiz-Efi në BBVA, Dea Mishel i çon të tre në televotim

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 23:40
Kiara-Luiz-Efi dhe Dea

Që në fillim të spektaklit, prezantuesja e emisionit Arbana Osmani ua bëri të ditur spektatorëve të Big brother VIP Albania se do të kishte dy eleminime mbrëmjen e së shtunës.

Pasi Xhonatani doli i pari nga televotimi javor, në televotimin e dytë shkuan tre persona të përzgjedhur nga Deamishel.

Deamishel e kishte këtë privilegj pasi ajo kishte fituar lojën e inteligjencës që banorët kishin bërë gjatë javës, duke gjetur përgjigjet e sakta në sfidën pyetje-përgjigje.

Përzgjedhja e Deas ishin: Efi, Luizi dhe Kiara – tre banorë të cilët kanë krijuar prej kohësh një aleancë të mirë miqësie.

Publiku me votat e tyre do të eliminojë njëri nga ta dhe do të mbetet për t’u parë nëse i eleminuari do të ketë biletë kthyese.

Efi është pa biletë kthimi pasi atë e kishte përdorur Mikela (pasi ato në fillim ishin futur si një konkurrent i vetëm), gjersa Luizi dhe Kiara kanë një shans më shumë për t’u rikthyer nëse votohen për të dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat