Pas daljes nga BBVA, Efi fiton numër të madh ndjekësish, kalon edhe Luizin

Mediale Vip

Pas daljes nga BBVA, Efi fiton numër të madh ndjekësish, kalon edhe Luizin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:48
Efi Dhedhes

Big Brother VIP Albania është kthyer në një fenomen dhe disa prej banorëve të edicionit të këtij viti janë personazhet më të komentuara dhe më të ndjekura në rrjetet sociale.

Eliminimi i papritur i Efi Dhedhes nga shtëpia e famshëm e ka bërë atë padyshim një prej banoreve më të përfolura të momentit, gjë që ka ndikuar që ajo të ketë një ‘shpërthim’ ndjekësish dhe ‘like’-ve në Insatgram.

Efi la shtëpinë e BBVA të shtunën e 4 shkurtit dhe deri më tani ka arritur të dyfishojë numëron i ndjekësve dhe aktualisht numëron 439 mijë të tillë.

Ajo që është edhe më mbresëlënëse është edhe fakti që postimi i saj i fundit ku flet për përfundimin e rrugëtimit në Big Brother VIP Albania ka mbi 258 mijë pëlqime dhe mbi 20 mijë komente.

Efi me këto shifra kalon edhe emrin më të lakuar dhe protagonistin e këtij viti të BBVA, këngëtarin Luiz Ejlli.

Ndonëse ai shënoi rritje të shpejtë të ndjekësve në Instagram, Ejlli aktualisht qëndron prapa Efit me 429 mijë të tillë, ndërkohë asnjë postimi i tij nuk ka më shumë ‘like’ dhe komentet sesa ai i ish-banores.

Madje edhe video nga momenti i shumëpritur ku Luizi dhe Kiara dhuruan puthjen e famshme ka 145,869 pëlqime dhe 7,859 komente.Kujtojmë që Efi u eliminua nga një nominim i ngushtë mes saj, Kiarës dhe Luizit, që erdhi si rezultat i një vendimi të Dea Mishel, pasi kësaj të fundit iu dha privilegji si fituese e ‘lojës së inteligjencës’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat