Emocionon aktori i njohur turk: Të afërmit e mi janë nën rrënoja

Mediale Vip

Emocionon aktori i njohur turk: Të afërmit e mi janë nën rrënoja

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:52
Mert Fırat

Pas tërmetit me qendër Kahramanmaraş që shkatërroi Turqinë, aktori Mert Fırat ka treguar se edhe të afërmit e tij janë në rrënoja. Firat tha: “Edhe të afërmit e mi janë nën rrënoja”. Fırat ka përgatitur kuti ndihme për t’u dorëzuar tek të mbijetuarit, raporton ‘Haber Turk’.

Aktori në postimin e tij ka bërë këto deklarata:

Në këto ditë që ndajmë të njëjtën dhimbje, mbështetja juaj për Hartën e Nevojave dhe të gjitha organizatave joqeveritare është shumë e vlefshme. Fatkeqësisht të afërmit tanë u prekën nga tërmeti në krahina të ndryshme. Disa prej tyre po përpiqen të mbështesin nga zona e fatkeqësisë. Ju lutemi mos e refuzoni mbështetjen dhe punën tuaj vullnetare. Ju jeni burimi ynë i energjisë. Problemi i secilit prej jush është edhe problemi ynë. Le të mos na mbarojë kurrë forca dhe fuqia.

Trishtim të madh në të gjithë vendin kanë shkaktuar dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, të cilët kanë pasur efekte shkatërruese në 10 provinca ditën e djeshme. Shumë njerëz morën masa për të ndihmuar viktimat e tërmetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat