Kejvina në mbështetje të Luizit? Modelja i dërgon dron brenda shtëpisë së “BBV”

Mediale Vip

Kejvina në mbështetje të Luizit? Modelja i dërgon dron brenda shtëpisë së “BBV”

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 19:22
Luizi- Kejvina

Janë të pafund dronët që Luiz Ejlli ka marrë që pas hyrjes së tij në Big Brother Vip”, nga mbështetësit e tij.

Ndërsa ditën e sotme Luizi është surprizuar nga një dron nga Kejvina Kthella. Mbi shtëpi sot ka fluturuar një dron me një banderolë ku shfaqeshin në një foto Luizi dhe Kejvina mbi të cilin shkruhej: “Të dua dhe ti e di.”

Ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë vërtetë modelja ia ka dërguar, por vetë Luizi duket se e beson këtë dhe i duket normale. Nga ana tjetër në një bisedë me Luizin, Olta përpiqet “t’i hapë sytë”, duke i thënë të mos bëhet naiv.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxore nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.

Image
Droni i derguar ne BBVA
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat