“Jemi njerëz dhe bëjmë gabime”/ Einxhel Shkira jep komentin e saj pas ‘skandalit’ të Kejvinës në “BBVIP”

Mediale Vip

“Jemi njerëz dhe bëjmë gabime”/ Einxhel Shkira jep komentin e saj pas ‘skandalit’ të Kejvinës në “BBVIP”

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 07:01
Einxhel Shkira dhe Kejvina

Kejvina Kthella ishte një ndër banoret që shkaktoi një zhurmë të madhe në “BBVIP”. Debatet e forta dhe shuplaka që i dha Luzit në mes të “Prime”-t sollën dhe përjashtimin e modeles nga formati.

Së fundmi Einxhel Shkira ishte e ftuar në “Zemër Luana” ku u pyet se çfarë mendonte në lidhje me verprimet e ish-mikeshës së saj. Me shumë pozitivitet moderatorja i uroi të gjitha të mirat ish-banores dhe se shpreson që ajo ta ketë kuptuar gabimin e saj.

“Uroj të jetë mirë dhe ta ketë kaluar këtë momentin e vështirë së fundmi. Jemi njerëz dhe bëjmë gabime dhe në rritje mësojmë nga gabimet tona e përmirësohemi. Kështu që uroj të jetë ky rasti,” u shpreh Einxhel.

Kujtojmë se rreth trevite më parë Einxhel është përplasur me Kejvinën dhe modelen Oriola Marashi.

Sherri dyshohej se nisi pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”. Pasi modelja rrëmbeu kupën e spektaklit, Einxhel ka lëshoi disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Asokohe u zbulua se dy modelet ishin zënë keq me moderatoren aq sa sherri degradoi dhe në përleshje fizike dhe thuhej se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së kësaj të fundit. Disa kohë më parë Kejvina sqaroi si qëndronte e vërteta e sherrit dhe çfarë raportesh ruanin me njëra-tjetrën.

 “Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”- u shpreh ajo gjatë një interviste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat