Einxhel Shkira uron të birin e saj për Pavarësinë e Kosovës: Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar identitetin tënd

Mediale Vip

Einxhel Shkira uron të birin e saj për Pavarësinë e Kosovës: Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar identitetin tënd

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 18:04
Einxhel Shkira me djalin e saj

Moderatorja e nga Shqipëria,

Image
Einxhel Shkira/Instagram

u bë edhe më e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Përveç që u kthye në një prej banoreve më të diskutuara, Einxhel në shtëpinë e famshme gjeti edhe dashurinë e jetës.

Ajo dhe ish-banori nga Kosova, DJ Dagz krijuan një romancë brenda BBVA dhe kjo histori vazhdojë edhe jashtë saj.

Dyshja tashmë prej kohësh janë bërë edhe prindër të një djali dhe pikërisht përmes tij, Einxhel ka vendosur të uroj 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një mënyrë mjaft të veçantë.

“Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave dhe identitetin tënd”, ka shkruar Einxhel sipër një foto ku shihet vetëm dora e djalit të çiftit pasi imazhin e tij ende nuk e kanë bërë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat