Zbulohen projektet e Luana Vjollcës, jo vetëm në emisione, ja ku do e shohim tjetër moderatoren

Mediale Vip

Zbulohen projektet e Luana Vjollcës, jo vetëm në emisione, ja ku do e shohim tjetër moderatoren

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 07:47
Luana Vjollca

Luana Vjollca mbylli një sezon të emisionit të saj ‘Zemër Luana’. Moderatorja deklaroi se ky sezon ishte shumë i suksesshëm për të, madje sipas saj, ka arritur rekord klikimesh. Pas emisionit, Luana nisi pushimet në Itali, së bashku me Marinën por ato morën fund shpejt, pasi Luana ka nisur punë për një projekt të ri.

Themi këtë pasi, moderatorja ka ndarë në rrjetin e saj social një foto ku shihet e veshur si police. Me kapele me stemën e Policisë dhe me këmishën ku lexohet ‘Policia e Rendit’, Luana lë shumë vend për dyshime.

Akoma më shumë shtohen kur vetë moderatorja shkruan: Film?

Image
Postimi i Luana Vjollca

Mbase filmi është ajo që i ka mbetur pa provuar Luanës, pasi të gjithë e dimë se këngën e ka provuar më shumë se 1 herë. Nuk dihet nëse ky është film me metrazh të gjatë apo është thjesht një projekt televiziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat