Stresi: Për mua do të ishte ofendim i madh nëse Xhuli e fiton Big Brotherin

Mediale Vip

Stresi: Për mua do të ishte ofendim i madh nëse Xhuli e fiton Big Brotherin

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:46
Arkimed Lushaj – Stresi

Arkimed Lushaj – Stresi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova bëri një deklaratë të madhe, e cila u bë virale dhe u shpërnda gjithandej.

Ai tha se nuk do të shkelte më në Kosovë nëse Xhuli Nura e fiton këtë edicion të Big Brother.

Në ‘darkën e finalistëve’, ai i është kthyer sërish kësaj, për të cilën thotë se ka qenë e momentit dhe se modelja në fjalë nuk e përfaqëson Kosovën.

“A do shkelësh në Kosovë nëse fiton Juliana?”, ka qenë pyetja që iu drejtua reperit nga Shqipëria.

“Xhuli përfaqëson vetëm veten e vet në radhë të parë. Për mua do të ishte ofendimi më i madh personalisht nëse fiton Juliana. Kështu që, Juliana përfaqëson vetëm trupin e vet, mendjen, zemrën dhe karakterin që ka kjo. Në Kosovë unë do të shkeli gjithmonë, ajo nuk ka qenë këtu për 12 vite. Nuk e përfaqëson Kosovën një femër e tillë, përfaqëson vetëm shtëpinë e vet”, tha fillimisht artisti.

“Do të vijë në koncerte non stop, siç kam ardhur. Në Kosovë do të vijë si më i miri. Kosovën e përfaqëson krejt populli i Kosovës. Kjo është një banore që e përfaqëson veten e vet, do të dalë vet nga kjo shtëpi. Do të shkeli dhe do ta nderojë si gjithmonë mbi një mijë mbështetës të mi nëpër klubet e Kosovës. Do të shihemi pas Big Brotherit nëpër koncerte më shumë. Kosova ime e dashur ka qenë një deklaratë e kam thënë në atë moment”, vazhdoi ai.

Stresi theksoi se pas BBVK-së do të vijë edhe më shpesh për shkak të koncerteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat