Vedat Bajrami: Nuk është e padrejtë të fitojë ai që ka hyrë më vonë në Big Brother

Mediale Vip

Vedat Bajrami: Nuk është e padrejtë të fitojë ai që ka hyrë më vonë në Big Brother

Më: 14 mars 2023 Në ora: 14:48
Vedat Bajrami

Mbrëmë (e hënë) në Big Brother VIP Kosova pesë finalistëve i është organizuar një darkë.

Ata iu përgjigjën pyetjeve të publikut, teksa nuk munguan ngacmimet e disa edhe më pikante.

Një e tillë iu bë humoristit Vedat Bajrami, i cili hyri në shtëpinë e famshme të Kosovës pak më vonë.

“A mendon që është e padrejtë të fitosh para atyre që kanë hyrë që 100 ditë?”, ka qenë pyetja drejtuar Bajramit.

“Jo absolut nuk është e padrejtë. Për mua është shumë e ndershme edhe nëse hyn edhe 20 ditët e fundit, 10 ditët e fundit e leje më unë që po i bëj dy muaj sepse atëherë është e padrejtë me dalë edhe 25 banorë të tjerë që kanë qenë prej ditës së parë, përse ata nuk janë në lojë e përse erdha unë. Unë e kam pasur edhe më të vështirë”, u shpreh ai.

“Është shumë e drejtë që të fitoj edhe unë që i kam bërë dy muaj”, theksoi mes tjerash ylli i “Stupcave”.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova pritet të mbahet të premten (17 mars).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat