Reagimi i Mbresës pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova: Faleminderit që më keni pranuar e dashur ashtu siç jam

Mediale Vip

Reagimi i Mbresës pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova: Faleminderit që më keni pranuar e dashur ashtu siç jam

Më: 20 mars 2023 Në ora: 15:48
Mbresa Hajrullahu

Mbresa Hajrullahu ishte në mesin e pesë finalistëve në Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja e njohur rrëmbeu zemrat e publikut gjatë qëndrimit në këtë ‘reality show’ për mënyrën se si fliste, për lojërat e po ashtu edhe për sinqeritetin që kishte.

Ajo së fundmi ka bërë një reagim në rrjete sociale pas daljes nga BBVK e gjithashtu edhe pasi shkoi deri në finale, duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar e përkrahur.

Image
Mbresa Hajrullahu/Instagram

Postimi i plotë i Mbresës (pa ndërhyrje):

“Fjalë zemre nga vajza që po jeton ëndrrën e saj. Dua ta filloj këtë shkrim me një falënderim e mirënjohje për të gjitha gjërat, e më së shumti që më keni pranuar e dashur ashtu siç jam.

Gjatë qëndrimit në Big Brother e kisha menduar që me keni keqkuptuar, e kur dola jashtë pashë aq shumë dashuri e gjëra të mira, të tilla që Mbresa e para një viti as që i kishte imagjinuar.

U mundova të marrë kohën e duhur të përshtatem me realitetin, duke kujtuar ditët e para në lojë dhe mendova se sa e vështirë do të ketë qenë për familjarët e të dashurit e mi të më shohin pa qenë afër meje.

Faleminderit që e keni bërë këtë periudhë më të lehtë edhe për ta, e të pabesueshme për mua.

Faleminderit për votat e juaja. Faleminderit për besimin.

Faleminderit që më dhatë mundësinë që zëri im të dëgjohet. Unë mund të mos di shumë gjëra, mbase edhe ngatërrohem, por kam besuar gjithmonë në mirësinë tuaj dhe po të dua Kosovë.

Do doja të flisja me secilin personalisht, por edhe atëherë kur nuk do mundem për mua do flas muzika.
Ju dua”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat