Stresi mbështet publikisht Luizin, fitoren e tij ja dedikon nënës

Mediale Vip

Stresi mbështet publikisht Luizin, fitoren e tij ja dedikon nënës

Më: 20 mars 2023 Në ora: 22:05
Stresi

Stresi në daljen e tij të fundit live ka treguar se çfarë do të bëjë me çmimin e madh.

Ndër të tjera reperi tha se fitoren ia dedikon të ëmës. Këngëtari kishte një kërkesë për ndjekësit në lidhje me Luizin.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ha njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime,”-shtoi reperi.

“I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë. Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”, u shpreh Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat