Shpërthen në lot ish banorja e Big Brother, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Shpërthen në lot ish banorja e Big Brother, kjo është arsyeja

Më: 20 mars 2023 Në ora: 23:58
Dafina Dauti

Dafina Dauti pati rrëfyer një histori shumë të dhimbshme, rreth jetes së saj me ish bashkëshortin.

Ajo ka zbuluar se i dashuri i saj kishte qenë i ndarë me gruan, dhe kjo e fundit ishte shtatzënë, në të njëjtën periudhë me këngëtaren.

Ajo po ashtu e ka përshkruar shtëpinë e ish partnerit të saj, si “të tmerrshme për jetesë”.

E lidhur me këtë rrëfim kishte reaguar edhe ish-partneri i saj, Tafil Kurtishaj.

Ky i fundit po ashtu një këngëtar tha se ndjehet i shantazhuar dhe ndonëse mohonte rrëfimin e Dafinës nuk ishte i qartë me kundërpërgjigjet e tij. Ai pranoi se ka grua dhe fëmijë por nuk saktësoi si kishte ndodhur lidhja dhe sjellja në jetë e vajzës me këngëtaren.

Derisa, sonte në post big brother, Dauti ka filluar të qajë derisa ka treguar se ka fakte për historinë e saj.

“Ajo histori e jetes tem e kom tregu pikerisht ne ate format, une kom pas qef me dit shqiptaret taman qysh u kone, sado qe te del dikush edhe thot qe nuk ka qene ashtu une kam shume fakte per kete histori”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat