Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Mediale Vip

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:41
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka pozuar e zhveshur në fushatën e re për brendin e modës Revolve.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme ka realizuar një reklamë për një linjë të re këpucësh, me trupin e mbuluar nga flokët e saj të gjatë.

53-vjeçarja e ka nisur bashkëpunimin me markën e përmendur në fillim të këtij muaji, ndërsa së fundmi ka lënë pas dore promovimin e këngëve të saj duke iu përkushtuar promovimit të linjave të modës dhe produkteve kozmetike.

Image
Jennifer Lopez

Si gjithmonë, reagimet e fansave ndaj fotografive të saja ishin pozitive:

“Seriozisht, je plakur më i mirë së kushdo në këtë planet planet”

“Je e përsosur nga koka te këmbët”

“Ben (Affleck) është një njeri me fat”

Kjo nuk është hera e parë që Lopez pozon nudo për një fushatë mode. Në vitin e kaluar, në ditëlindjen e saj, kishte pozuar e zhveshur për linjën e saj, JLo Body, njësoj kishte vepruar edhe në muajin dhjetor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat