Një tjetër dron ‘zbarkon’ në shtëpinë e BBV, banorët dalin menjëherë jashtë: O Luiz!

Mediale Vip

Një tjetër dron ‘zbarkon’ në shtëpinë e BBV, banorët dalin menjëherë jashtë: O Luiz!

Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:14
Big Brother VIP Albania

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe imazhi kryesor i Opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Mbrëmjen e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka mbërritur dhe një ‘surprizë’.

Bëhet fjalë për flamurin me logon e koalicionit që nënshkruar mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Flamuri me mbishkrimin “Bashkë fitojmë” ka rënë në pishinën e BBV dhe ka nxitur reagimet e banorëve. 

“O Luiz, çfarë është kjo?”- thotë ajo.

Më pas, të tjerët kërkojnë që vajzat të futen brenda, pasi këtë edicion, mesazhet e sjella nga jashtë përmes droneve, kanë qenë të ndaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat