Gold AG dhe Kreshnik Avdiu sjellin këngën e re “Namazi”

Mediale Vip

Gold AG dhe Kreshnik Avdiu sjellin këngën e re “Namazi”

Më: 24 mars 2023 Në ora: 21:00
Gold AG dhe Kreshnik Avdiu

Gold AG dhe Kreshnik Avdiu kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Namazi” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili u lansua në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Teksti është shkruar nga reperi nga Presheva, kurse për melodinë janë përkujdësur të dy.\

Orkestrimi ndërkohë është realizuar nga Florent Boshnjaku me video nga M Production.

Arian Agushi (emri i vërtetë) tashmë dihet se është një praktikues i fesë islame.

Ai madje shpesh u ka dhënë ndjekësve edhe këshilla në lidhje me fenë dhe për gjërat që duhet t’i bëjnë.

Kënga tani e plotë gjendet në YouTube, në kanalin zyrtar të artistit të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat