“Jam shumë i lumtur”, Gerard Pique thyen heshtjen pas ndarjes nga Shakira

Mediale Vip

“Jam shumë i lumtur”, Gerard Pique thyen heshtjen pas ndarjes nga Shakira

Më: 27 mars 2023 Në ora: 12:35
Gerard Pique dhe Shakira

Gerard Pique ka thyer heshtjen në lidhje me ndarjen nga Shakira dhe ka treguar se si kjo ka ndikuar tek fëmijët e tyre.

Ish-futbollisti ka folur së fundmi në një intervistë me gazetën spanjolle ‘El Pais’ për ish-partneren dhe dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha.

Pique diskutoi se përse ai nuk e adresoi publikisht ndarjen pasi së bashku me këngëtaren kolumbiane njoftuan në qershor të vitit 2022.

“Çdokush ka përgjegjësinë e tij të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për fëmijët e tyre”, tha ai.

“Ka të bëjë me mbrojtjen e tyre. Kjo është puna e të gjithë prindërve me fëmijë. Kjo është ajo në të cilën jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat