Bebe Rexha fiton një çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023”

Mediale Vip

Bebe Rexha fiton një çmim në “iHeartRadio Music Awards 2023”

Më: 28 mars 2023 Në ora: 09:16
Bebe Rexha

Është rikthyer mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2023”.

Ceremonia prestigjioze u zhvillua të hënën (27 mars) në ‘The Dolby Theatre’ në Los Angeles.

Edhe këtë vit janë shpërblyer artistët dhe këngët më të dëgjuara në stacionet iHeartRadio dhe po ashtu aplikacionin e ngjashëm.

Në ngjarjen vjetore nuk munguan momentet e bukura e po aq emocionuese si dhe performancat live nga artistët më të mëdhenj të skenës.

Të nominuara sivjet kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua ka qenë e nominuar gjithsej në shtatë kategori, por nuk ka arritur të shpërblehet me ndonjë çmim.

Artistja me origjinë nga Dibra në anën tjetër u përfshi në dy kategori dhe fitoi ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ për “I’m Good (Blue)” me David Guettan.

Biondja ka reaguar menjëherë në rrjete sociale duke ua bërë me dije ndjekësve se ka fituar një çmim.

“Faleminderit iHeartRadio. Ne kemi fituar Dance Song of the Year”, shtoi ajo

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat